Prekëse: Kjo ishte fotografia e fundit që e publikoi 23 vjeçari pak para aksidentit që ia mori jetën

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 10:53
Prekëse: Kjo ishte fotografia e fundit që e publikoi 23 vjeçari pak para aksidentit që ia mori jetën

Pasditen e së dielës te Kroi i Mbretit ndodhi një vet aksident me fatalitet ku humbi jetën një 23 vjeçar nga Komuna e Klinës.

I riu që ka humbur jetën është F.Gj nga Klina.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve dyshohet se i riu e ka humbur kontrollin e veturës

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, ka konfirmuar policia.

Ndërsa kjo është fotografia e fundit që i riu nga Klina ka publikuar se bashku me shoqërinë në rrjetet e tij sociale.

(Kosova Sot Online)