Një burrë thotë se gruaja e tij ka lindur dhjetënjakë

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 13:44
Një burrë thotë se gruaja e tij ka lindur dhjetënjakë

Një burrë nga Afrika Jugore ka pretenduar se gruaja e tij ka lindur dhjetënjakë. Ky do të ishte rekord botëror, nëse vërtetohet nga mjekët.

Gosiame Thamara Sithole, 37 vjeçe, e cila tashmë është nënë e binjakëve, lindi shtatë djem e tri vajza përmes prerjes cezariane në një hospital në Pretoria në orët e vona të së hënës, tha bashkëshorti i saj.

Tebogo Tsotetsi, i cili tash për tash është i papunë, rrëfeu para gazetarëve për lindjen e dhjetënjakëve të hënën në mbrëmje, duke thënë se është i gëzuar dhe me emocione.

Ky pretendim erdhi vetëm një muaj pasi një grua nga Mali – Halima Cisse – lindi nëntënjakë në një spital në Marok. Besohet se lindja e pazakontë ishte rezultat i trajtimit artificial.

Gazeta britanike, Daily Mail, nuk ka mundur që ta vërtetojë në mënyrë të pavarur lindjen  e dhjetënjakëve, sepse nuk është publikuar emri i spitalit ku pretendohet të ketë ndodhur lindja.

“Janë shtatë djem e tri vajza. Jam i lumtur. Jam i emocionuar. S’mund të flas shumë”, tha para gazetarëve ai që mund të jetë “baba rekordmen”.

(Kosova Sot Online)