Mbi 83 mijë e 700 persona vaksinohen kundër koronavirusit në Kosovë

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 15:27
 Mbi 83 mijë e 700 persona vaksinohen kundër koronavirusit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 83 mijë e 725 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.

Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 2 mijë e 805 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës”, është thënë nga MSH.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19 dhe 5 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kujtojmë që nga 15 qershori pritet të fillojë vaksinimi masiv në Kosovë.

Komunat tashmë kanë bërë përgatitjet për të filluar vaksinimin masiv, derisa presin furnizim më të madh me vaksina.

(Kosova Sot Online)