KEDS-i mohon se ndali rrymën tek Pallati i Drejtësisë

  • G.G /
  • 08 June 2021 - 17:01
KEDS-i mohon se ndali rrymën tek Pallati i Drejtësisë

Në disa media sot ka dalë një lajm që në Pallatin e Drejtësisë është ndalë energjia elektrike, prandaj nuk ka qenë e mundur të mbahet një nga seancat e rëndësishme të parapara për sot. 

KEDS-i bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë. 

Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave standarde. 

Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah. 

Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. 

Kjo, pasi është e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr cdo aludim të pasaktë.

(Kosova Sot Online)