Ushtria Amerikane prezanton refugjaten kosovare, tani pilote e njohur në “Defender 2021”

  • A.P /
  • 08 June 2021 - 17:18
Ushtria Amerikane prezanton refugjaten kosovare, tani pilote e njohur në “Defender 2021”

Ushtria Amerikane ka prezantuar piloten kosovare Valdete Mehanja, tashmë pjesë e “Defender 2021”

Nëntogerja Valdete Mehanja, tashmë ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe shërben si pilote helikopteri.

Ajo kishte udhëtuar në SHBA si refugjate, e cila i kishte shpëtuar konfliktit në rajon.

Mehanja tashmë është bërë pjesë e ‘Defender 2021’ programit më të rëndësishëm të stërvitjes së përbashkët ushtarake ndërkombëtare, udhëhequr nga SHBA e që e cila zhvillohet në Europë.

Por, cila është historia e Valdete Mehanjas?

Shqiptarja nga Kosova, Valdete Mehanja ka një histori jete të jashtëzakonshme. Familja e saj u bë refugjate lufte gjatë konfliktit në Kosovë dhe përfunduan në kampet e refugjatëve në Gjermani.

Pas çlirimit u kthyen në atdhe, por përvoja i kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme Valdetes e cila vendosi të angazhohej për të kontribuar për njerëz e popuj të tjerë që kalonin vuajtje të ngjashme. Ajo u angazhua si vullnetare e OKB-së në zona konfliktesh me refugjatë.

Në vitin 2004, u punësua si kontraktore nga Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Irak e më vonë në Afganistan. Ishte aty që i lindi dëshira për një karrierë ushtarake dhe për fluturimin

Në 2010, ai nisi ta bënte këtë ëndërr realitet kur erdhi si studente në SHBA për të kryer studimet në Universitetin e Aeronautikës Embry Riddle, Daytona Beach, Florida.

Pas diplomimit shërbeu në disa formacione të Ushtrisë Amerikane si dhe iu bashkua në programit (MAVNI) që angazhohet për interesa jetike kombëtare amerikane.

Sot, refugjatja nga Kosova është Lejtnante e Dytë e ushtrisë amerikane dhe po përgatitet si pilote e helikopterëve Black Hawk.

Në korrik, Këshilli Amerikan i Emigracionit e nderoi me Çmimin e Trashëgimisë Amerikane, që e kanë marrë edhe figura si Gjenerali Colin Powell, Senatori i Amerikës Daniel Inouye, dhe shkrimtarja e aktivistja Gerda Weissman Klein.

Valdetja përkrah studimeve dhe shërbimit në ushtria ka gjetur gjithmonë kohë për të ndihmuar kauzën e emigrantëve në SHBA.

(Kosova Sot Online)