Arbërie Nagavci: Kemi trajnuar mbi 700 edukatorë në shkollat e Kosovës

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 11:39
Arbërie Nagavci: Kemi trajnuar mbi 700 edukatorë në shkollat e Kosovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marr pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri”.

Me këtë rast ajo ka njoftuar se përmes një bashkëpunimi me Caritas’in janë trajnuar 700 edukatorë.

“Bashkëpunimi me Caritasin ka mundësuar trajnimin e më shumë se 700 edukatorëve në shkollat e Kosovës dhe me anë të bashkëpunimit më Institutin pedagogjik të Kosovës, në drejtoritë komunale dhe Fakultetin e Edukimit po punohet afër që tu ofrohen shkathtësi dhe kompetenca të nevojshme edukatorëve që tu zhvillojmë edukimin e hershëm për fëmijë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe krijimin e hapësirave për fëmijë”, është shprehur ajo.

Kurse drejtori i Caritasit në Kosovë tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim.

“Moto e kësaj ngjarje është ‘Vnoma Veshin’ që në vërtetë edukimi i hershëm të ketë vëmendjen e merituar pasi ky e edukimin ka një ndikim të madh në jetën e një individi”, u shpreh ai.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala njoftoi se nga ky bashkëpunim, kryeqyteti ka përfituar që 15 shkolla të pajisen me klasa për parafillorët si dhe janë trajnuar 100 edukatorë.

“Komuna e Prishtinës ka qenë përfituese që 15 shkolla të bëhen me klasë për parafillorë dhe gjithashtu janë trajnuar dhe do të trajnohen në tërësi 100 mësimdhënës edukatorë”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)