Parlamenti zviceran shtyn moshën e pensionimit të grave nga 64 në 65 vjet

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 14:10
 Parlamenti zviceran shtyn moshën e pensionimit të grave nga 64 në 65 vjet

Mosha e pensionit për gratë do të rritet në 65, nga 64 vjeç sa është tani. Këtë vendim e ka marrë sot me shumicë votash Dhoma Nacioanle, pasi Dhoma e Kantoneve (Senati) e kishte marrë më parë, raporton sda.ch

Kështu, parlamenti me 124 vota kundër dhe 69 pro, ka refuzuar një kërkesë nga PS dhe të Gjelbrit për të qëndruar në moshën e tanishme të pensionimit të grave, që është 64 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Diskutimi në Parlament vazhdon pasdite.

Me moshën më të lartë të daljes në pension, sipas llogaritjeve në nivelin federal, gratë do të kontribuojnë rreth dhjetë miliardë franga në financimin e AHV në dhjetë vitet pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Shtesa e AHV si kompensim për shtyrjen e moshës së pensionimit në 65 vjet

PS dhe të Gjelbrit votuan unanimisht kundër rritjes, e cila do të ndodhë në katër hapa tre-mujorë.

Brezi në tranzicion, i përbërë prej gjashtë grupeve të grave duhet të marrë kompensim financiar për shtyrjen e moshës së pensionimit.

Sipas rezolutës së Dhomës Nacionale të Parlamentit, gratë që do të punojnë deri në moshën ligjore, në të ardhmen do të marrin një shtesë AHV gjatë gjithë jetës.

Sigurisht, kjo shtesë do të jetë e bazuar në të ardhurat e tyre të mëparshme.

Deri në të ardhura vjetore prej 57,360 franga, gratë do të marrin 150 franga në muaj; Deri në të ardhura prej 71,700 franga, pagesa shtesë është 100 franga dhe për të gjitha të tjerat, 50 franga.

Ky amortizim i kushton federatës maksimumi 700 milion franga në vit.

(Kosova Sot Online)