Vuajtjet e gruas që i vranë dy djem në Srebrenicë

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 14:15
 Vuajtjet e gruas që i vranë dy djem në Srebrenicë

Dy djemtë e Mejra Gjogazit, Omeri dhe Munibi, u vranë në Masakrën e Srebrenicës më 1995, gjatë Luftës së Bosnjës.

Ajo gjithashtu humbi djalin e tretë, si dhe bashkëshortin e saj, gjatë konfliktit.

Para vendimit përfundimtar kundër udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, të cilit, pas apelit, iu konfirmua dënimi me burgim të përjetshëm për rolin e tij në kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Srebrenicë, Gjogaz ka thënë se ai nuk duhet ta përjetojë kurrë më lirinë.

(Kosova Sot Online)