Kujdes: Në këtë qytet të Kosovës me të madhe po qarkullojnë para të falsifikuara

  • G.G /
  • 09 June 2021 - 14:20
Kujdes: Në këtë qytet të Kosovës me të madhe po qarkullojnë para të falsifikuara

Rastet e falsifikimit të parave në Prizren janë shpeshtuar.

Vetëm në raportin e fundit Policia ka njoftuar për pesë raste të falsifikimit të parasë, vlera e të cilave kap 1 mijë e 320 euro.

Të gjitha janë raportuar nga punonjës të bankave, para të cilat janë deponuar në to.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 1000€ (2×500). Ankuesi është intervistuar dhe monedhat te cilat dyshohen për falsifikim janë sekuestruar. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raport.

Në rastin tjetër janë deponuar 150 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 100€(1×100)dhe  50€(1×50).Ankuesi është intervistuar dhe monedhat te cilat dyshohen për falsifikim janë sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Rreth orës 13:54, janë raportuar për 100 euro të falsifikuara.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 100€(1×100). Ankuesi është intervistuar dhe monedha  e  cila  dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa në dy rastet e tjera janë deponuar 70 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 20€. Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti nën hetime. \Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë deponuar monedha të falsifikuar në vlerë prej 1X50€. Ankuesi është intervistuar dhe monedha e cila dyshohet për falsifikim është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)