Mitrovicë: Arrestohet 40-vjeçari, për dy ditë u përfshi në tri raste të vjedhjeve

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 15:16
 Mitrovicë: Arrestohet 40-vjeçari, për dy ditë u përfshi në tri raste të vjedhjeve

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’  në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprës panele Vjedhje.

Këto raste janë raportuar në dy ditët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqanet në Mitrovicën e Jugut.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë në orët e paradites së sotme  në Mitrovicë, kanë arrestuar  të dyshuarin  K. U., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i  njëjti  dyshohet që në tri  lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer  vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari  janë gjetur dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura si: monitor, motoçikleta dhe gjësende të ndryshme.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

(Kosova Sot Online)