Rezulon negative në testin për COVID -19 pacientja që u infektua me variantin afrikan

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 09:53
 Rezulon negative në testin për COVID -19 pacientja që u infektua me variantin afrikan

Para disa ditëve në vendin tonë është regjistruar mbërritur rasti i parë i personit të infektuar me variantin afrikan të koronavirusit.

Sot, në një lidhje direkte, infektologu Izet Sadiku ka treguar për gjendjen e pacientes e cila është duke u trajtuar ne klinikën infektive.

Sadiku tha se gjendja e saj është stabile dhe se ditën djeshme pasi ajo i është nënshtruar testit PCR ka rezultuar negative.

“Ka përmirësime dhe gjendja e saj është stabile, në ditën e djeshme pacientja në testin PCR ka rezultuar negative”, tha ai.

(Kosova Sot Online)