Në Spitalin e Gjakovës asnjë rast i hospitalizuar me koronavirus

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 10:43
Në Spitalin e Gjakovës asnjë rast i hospitalizuar me koronavirus

Derisa Spitali i Gjakovës muajve të kaluar kishte dhjetra pacienë të hospitalizuar me COVID-19, gjendja ka ndryshuar ditëve të fundit.

Nga Spitali i Gjakovës kanë bërë të ditur se sot asnjë pacientë i infektuar me COVID-19 nuk është i hospitalizuar.

Nga ky spital është thënë se shpresojnë që çdo ditë të jetë kështu dhe se së bashku do ta luftojmë luftën me pandeminë.

“Lajm i mirë. Sot në Institucionin tone nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu. S’BASHKU E FITOJMË LUFTËN”, shkruhet në një postim në rrjetin social Facebook nga ky spital.

(Kosova Sot Online)