Rekord: 37-vjeçarja lind 10 foshnja

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:00
Rekord: 37-vjeçarja  lind 10 foshnja

Një grua nga Afrika Jugore ka lindur 10 foshnja në Pretoria, dhe ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror.

Burri i Gosiame Thamara Sithole, ka thënë se janë shokuar nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, kanë kuptuar se do të kenë tetë foshnja.

“Janë shtatë djem dhe tri vajza. Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, ka thënë burri i saj Tehobo Tsotetsi për Pretoria News, pas lindjes së foshnjave të hënën në mbrëmje.

Sithole, 37-vjeçare, është nënë e binjakëve, që tani janë gjashtëvjeçar.

Ajo është thënë të jetë në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane.

Një zyrtar i Afrikës Jugore ka konfirmuar për BBC-në lindjen e foshnjave.

Autoritetet e rekordeve Guinness kanë thënë se janë duke hetuar rastin e Sithole.

Një grua që ka lindur tetë foshnja më 2009 në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin Guinness për më së shumti foshnja të lindura për një herë.

Muajin e kaluar, 25-vjeçarja Halima Cisse nga Mali, ka lindur nëntë foshnja, të cilat është raportuar se janë duke ia dalë mirë në një klinikë në Maroko.

Lindjet e më shumë foshnjave për një herë, zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet.

(Kosova Sot Online)