IPK rekomandon suspendimin e dy policëve për arrestimin e djeshëm në Prishtinë

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:04
 IPK rekomandon suspendimin e dy policëve për arrestimin e djeshëm në Prishtinë

Pas pamjeve të publikuara dje të arrestimit të një të dyshuari, për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty. IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

“Hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

(Kosova Sot Online)