Papa s’ia pranon dorëheqjen kreut të Kishës Gjermane rreth skandalit të abuzimeve

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 13:59
 Papa s’ia pranon dorëheqjen kreut të Kishës Gjermane rreth skandalit të abuzimeve

Papa Françesku të enjten e refuzoi dorëheqjen e kardinalit gjerman, Reinhard Marx, i cili kishte thënë se duhet të marrë përgjegjësi për krizën e abuzimeve seksuale dhe duke i cilësuar këto raste si katastrofë globale.

Në një letër për këtë figurë kishtare të Gjermanisë të shkruar të enjten dhe të publikuar nga Vatikani, Papa tha se e kupton motivin për ofertën e Marxit për të dhënë dorëheqje, por se nuk do ta pranojë atë.

“Unë pajtohem me ty që kjo është një katastrofë: historia pikëlluese e abuzimit seksual dhe mënyra se si Kisha i është qasur asaj së fundi”, thuhet në letrën e Papa Françeskut.

Vetë Marx nuk është i dyshuar për përfshirje në ndonjë rast të abuzimeve seksuale apo në përpjekjet për fshehjen e tyre, shkruan Reuters.

Kisha është duke zhvilluar hetime rreth pretendimeve për abuzime në Kishën e Këlnit, pasi një raport i muajit mars gjeti qindra viktima atje.

(Kosova Sot Online)