Kosova furnizohet me 10 mijë vaksina nga Kroacia

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 14:35
 Kosova furnizohet me 10 mijë vaksina nga Kroacia

Kosova është furnizuar me 10 mijë doza të vaksinave nga Kroacia.

Furnizimi me vaksina është bërë mbrëmë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Po mbrëmë kanë arritë”, ka  deklaruar ai.

Më 24 maj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina me Kroacinë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Bardiqi dhe Barishiq kanë nënshkruar marrëveshjen për 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, të cilat ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, pati njoftuar se Kroacia do ia bëjë dhuratë Kosovës.

(Kosova Sot Online)