Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 18:12
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

(Kosova Sot Online)