Policia ja merr 1,150 euro lëmoshkërkuesit në Ferizaj

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 18:26
Policia ja merr 1,150 euro lëmoshkërkuesit në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

“Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

 

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë  konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër”, njofton policia,

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelo

(Kosova Sot Online)n tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë”, thuhet në njoftimin e tyre