Murtezaj thotë se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës

  • A.P /
  • 10 June 2021 - 23:52
Murtezaj thotë se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se Agim Veliu nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Besianë.

Dje u bë e ditur pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së që Ekrem Hyseni do të jetë kandidat për kryetar komune në Besianë si dhe do të ketë kompetencat e kryetarit të degës.

Mirëpo pas kësaj reagoi Veliu i cili tha se me statut të LDK-së nuk mund të i hiqen kompetencat mirëpo më pas një zyrtar i LDK-së tha se me nenin 31 të statutit kompetencat e zyrtarëve nëpër degë mund të hiqen me vendim të Kryesisë.

Por, Murtezaj thotë se Veliu nuk është shkarkuar.

“Nuk ka të bëjë me çështjen e shkarkimit. Mirëpo ideja është ndryshe. Kandidati që është në garë drejton procesin e zgjedhjeve. Kjo kurrsesi nuk kupton shkarkim, sidomos jo në kohë të zgjedhjeve pasi do të krijonte probleme të panevojshme. Nuk kam qenë pjesë e bisedave private mes tyre andaj nuk mund të them më shumë se sa ajo që është thënë nga ta publikisht”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)