Talibanët i thonë “jo” Turqisë: Tërhiquni edhe ju, si ShBA-ja

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 10:02
 Talibanët i thonë “jo” Turqisë: Tërhiquni edhe ju, si ShBA-ja

Një zëdhënës i talibanëve tha të enjten se Turqia duhet t’i largojë trupat e saj nga Afganistani si pjesë e marrëveshjes së vitit të kaluar për largimin edhe të forcave amerikane, duke e refuzuar në mënyrë efektive propozimin e Ankarasë për ta ruajtur dhe menaxhuar aeroportin e Kabulit pas largimit të trupave amerikane.

Ky qëndrim ngre pyetje serioze për Shtetet e Bashkuara, shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare me misione në Kabul për atë se s’i ta evakuojnë në mënyrë të sigurt personelin e tyre që ka mbetur në Afganistan, nëse kryeqyteti afgan kërcënohet nga luftimet.

Deklarata e talibanëve gjithashtu duket se ia ka shuar shpresat Turqisë për ta përdorur aeroportin e Kabulit për përmirësimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë tensionuar nga blerja e sistemit raketor rus nga Turqia.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, pritet të takohen të hënën, shkruan Reuters.

“Turqia ishte pjesë e forcave të NATO-s në 20 vitet e kaluara, prandaj si të tillë, edhe ata duhet të largohen nga Afganistani mbi bazën e marrëveshjes që ne e kemi nënshkruar me ShBA-në më 29 shkurt 2020”, tha zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen.

“Përndrysh,e Turqia është një vend i mrekullueshëm islamik. Afganistani ka pasur raporte historike me të. Ne shpresojmë të kemi marrëdhënie të ngushta dhe të mira me ta, kur të formohet një qeveri e re islamike në vend në të ardhmen”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)