Ministri Vitia e Uran Ismaili i PDK-së bashkëpunojnë për Ligjin për Rregullimin e çmimit të barnave

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 10:58
 Ministri Vitia e Uran Ismaili i PDK-së bashkëpunojnë për Ligjin për Rregullimin e çmimit të barnave

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka propozuar dhe dorzuar një draft të Ligjit final për Rregullimin e Barnave. Ai në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit tha se ka korrupsion dhe abuzimi me barnat në Kosovë, ndërsa kërkoi nga Qeveria dhe minstri i Shëndetësisë, Arben Vita që mos ta vonojnë vendimin për këtë ligj.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka falënderuar Ismailin për draftin dhe bashkëpunimin, ndërsa i garantoi se kjo do të rregullohet me ligj.

“Faleminderit shumë zoti Ismaili, pajtohem plotësisht se cështja e rregullimit të çmimit të barnava është cështja kryesore për të mundësuar dhe për të parandaluar shpenzimet nga xhepi i qytetarëve që janë ka ndodhur tash e sa vite.

Ju faleminderit për draftin, natyrisht që qeveria dhe ministria nga fillimi e ka futur në agjendën legjisltive ligjin për rregullimin  e çmimit të barnave. Kjo do të rregullohet një herë dhe përgjithmonë me ligj”, tha Vita.

Minsitri i Shëndetësisë tutje shtoi se kanë vullnetin dhe guximin që ky ligj të rregullohet përgjithmonë.

“Ju garantoj edhe ju,ju faleminderit për bashkëpunimin dhe ju garantoj që e kemi edhe vullnetin edhe guximin që kjo të rregullohet mirë njëherë e përgjithmonë”.

(Kosova Sot Online)