David Philips: Vetëm SHBA-ja ka fuqi të shtyjë përpara marrëveshjen me Serbinë

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 12:13
David Philips: Vetëm SHBA-ja ka fuqi të shtyjë përpara marrëveshjen me Serbinë

David Philips, drejtor i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në universitetin “Columbia” të New Yorkut në një tryezë të organizuar nga LDK me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës” ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë zbatuar plotësisht.

“Ka pasur shumë diskutime në Bruksel, mbi 30 marrëveshje janë arritur, këto marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht. Serbia ka hyrë në këtë dialog për mos bërë zgjidhje. Kjo lojë e gjatë po mbaron, janë shumë çështje emocionale në Kosovë që duhet të adresohen”.

Si çështje emocionale Philips ka përmendur personat e pagjetur nga lufta. Sipas tij kjo çështje nuk do te duhej të diskutohej në fund të dialogut por në fillim të tij.

“Kam disa pyetje për kredibilitetin e BE-se. Nëse BE-ja ka synim të ndihmojë Kosovën, çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave? Vetëm SHBA-ja ka fuqinë të shtyjë përpara një marrëveshje dhe t’i dërgojë mesazh të qartë Beogradit që mjaft është mjaft” ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)