ShBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me teknologji anti-dron dhe radarë kundër artilerisë

  • S.A /
  • 12 June 2021 - 08:52
ShBA-ja do ta furnizojë Ukrainën me teknologji anti-dron dhe radarë kundër artilerisë

Pentagoni njoftoi të premten për një pako të re prej 150 milionë dollarësh si ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në këtë pako janë përfshirë radarët kundër artilerisë, pajisjet elektronike të luftës dhe teknologjia anti-dron.

Ndonëse për këto fonde tashmë ishte zotuar Kongresi, njoftimi i Departamentit të Mbrojtjes tregon saktësist se si do ta ndihmojë ShBA-ja Ukrainën para përfundimit të vitit fiskal qeveritar në shtator, shkruan Reuters.


Vetëm para më pak se katër muajve, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do ta ndihmojnë Ukrainën edhe me një pako prej 125 milionë dollarësh, në të cilët përfshihen barkat patrolluese të tipit “Mark VI”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha të hënën homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, se do të avokojë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës para një samiti mes shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që është planifikuar të mbahet të mërkurën e ardhshme në Gjenevë.

Ndihma ushtarake për Ukrainën nga shteti më i fuqishëm i botës erdhi pasi Pentagoi tha se ky vend ka bërë progres të mjaftueshëm në reformat e mbrojtjes këtë vit, siç kërkohet nga ligjet amerikane.
(Kosova Sot Online )