Habit zhytësi me rrëfimin e tij: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj

  • E.K /
  • 12 qershor 2021 - 10:25
Habit zhytësi me rrëfimin e tij: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj

"E kuptova, o Zot, unë jam në gojën e një balene ... dhe ajo po përpiqet të më gëlltisë. Dhe unë mendova me vete në rregull, kaq ishte, unë do të vdes," tregon 56-vjeçari.

Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe, ku ka qendruar brenda gojës së saj 30 sekonda dhe më pas është përshtyrë nga ajo.

Michael Packard po shkonte për zhytje në brigjet e Cape Cod ditën e djeshme në mëngjes kur papritur ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua. Në fillim, ai, mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por kur e kuptoi se nuk ndjente dhëmbët e mprehtë dhe nuk kishte dhembje, filloi të kuptojë se çfarë kishte ndodhur.

Packard, i cili është një zhytës me përvojë, filloi të mendonte për gruan e tij dhe djemtë, 12 dhe 15 vjeç dhe filloi të luftojë brenda gojës së bishës derisa, tha ai, pa një dritë dhe balena filloi të tundte kokën duke e pështyrë atë. Zhytësi tregon se ky ishte një moment lehtësimi për të dhe ka ‘fluturuar’ menjëherë për të dalë nga uji.

(Kosova Sot Online)