Largimi i serbëve nga Kosova 22 vjet më parë – Të poshtëruar e me duar pas kokës

  • G.G /
  • 12 June 2021 - 10:52
Largimi i serbëve nga Kosova 22 vjet më parë – Të poshtëruar e me duar pas kokës

Kosova sot shënon ditën e çlirimit nga thundra e okupatorit serb që mbajti Kosovën me shekuj.

22 vjet më parë Kosova u mbush me 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Sot 22 vjet Serbia shënon kapitullimin e saj në Kosovë.

Në një video të asaj kohe të gjiruar nga mediat gjermane, shihen ushtarët serbë të poshtëruar derisa e lëshojnë Kosovën.

Me duar pas koke ato ecin nga Kosova, vendi ku qëndruan me shekuj.

Dokumentari i medias gjerman “Spigel TV” është publikuar menjëherë pasluftës në Kosovë ne Gjermani dhe tani gjendet edhe në ‘Youtube’.

Ky televizion, por edhe shumë media të tjera kanë xhiruar momente dramatike të gjenocidit serb mbi popullsinë civile shqiptare, ndërsa ka dokumentuar edhe hyrjen të KFOR-it gjerman në Kosovë.

https://www.youtube.com/watch?v=Koy2LRZCT3Y&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)