Indianët krijojnë “perëndinë Korona” me maskë, i luten që t’i shpëtojë nga virusi

  • E.K /
  • 12 June 2021 - 16:21
 Indianët krijojnë “perëndinë Korona” me maskë, i luten që t’i shpëtojë nga virusi

Disa fshatarë indianë e kanë ndërtuar atë që po e quajnë “perëndia Korona” dhe po i luten me shpresë se ndëryrja e saj “hyjnore” mund ta dëbojë virusin vdekjeprurës.

Ata që po i besojnë kësaj kukulle me shumë ngjyra, po mblidhen në fshatin Shuklapur, në veri të rajonit Uttar Pradesh, për t’i bërë lutjet e tyre. Indianët po i ofrojnë “perëndisë” edhe ujë “të shenjtë”, lule e një vend të dalluar, ku e kanë vendosur.

“Ndoshta me bekimet e saj fshatarët, fshati ynë dhe të gjithë të tjerët do të lirohen pak”, tha një banore e fshatit, që u prezantua si Sangeeta, shkruan Reuters.

Ndryshe, India është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit në prill dhe maj, por tani ka shenja që gjendja po përmirësohet.

Të shtunën, autoritetet e këtij shteti regjistruan mbi 84 mijë raste të reja për 24 orë. Që nga fillimi i pandemisë, në Indi nga Covid-19 kanë vdekur rreth 367 mijë njerëz.

Foto: Reuters

(Kosova Sot Online)