Lexoni edhe:
Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Soniq të Rahovecit. Sipas burimeve dyshohet se një person ka qëlluar me armë vëllain e tij.
Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje për shkaqe pronësore.
Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshmeLexoni edhe:
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast tashmë është arrestuar.
“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj.
(Kosova Sot Online)