Bie edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 13:05
Bie edhe më shumë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 31 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar.

Sipas SHSKUK’së, 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë të shtrirë në QKUK, ndërsa 12 në spitalet rajonale.

Gjithsej në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale, sipas SHSKUK’së janë të shtrirë 116 pacientë, 85 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 31 pacientë me COVID-19 pozitivë po marrin trajtim spitalor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe  spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga Covid-19,  31 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 85  pacientë, 18  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68  me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 18  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31  pacientë

13  të konfirmuar pozitivë

17 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.


(Kosova Sot Online)