Djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari - Lulzimi i papunë!

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 15:52
Djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari - Lulzimi i papunë!

Hera e fundit kur mori pagë nga shteti i Kosovës, është viti 2009, kur Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Me trasforimin e TMK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FSK) në janar 2009, Lulzim Jashari me profesion ushtarak, mbeti pa punë.

Për 12 vjet rresht janë ndërruar shumë qeveri dhe kanë ardhur në pushtet të gjitha partitë politike, por djali i vetëm i Komandantit Legjendar vazhdon të mbetet i papunë.

Gjatë fushatës, siç merr vesh inFokusi, Albin Kurti i ka premtuar Lulëzim Jasharit, pozita të larta në hierarkinë shtetërore, por më pas për arsye që nuk dihen, djali i Komandantit mbetet i papunë.


Lulëzimi ishte në Gjermani në kohën kur Adem Jashari dhe familja e tij ranë për lirinë e Kosovës, kurse në qershor të vitit 1999 Luli bashkë me Rifat Jasharin, Bekim Jasharin dhe Shaban Jasharin u kthyen në Kosovë. Më pas Lulëzim Jashari, nisi studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë, dhe pas studimeve ai u bë pjesë e TMK-së deri në vitin 1999.

(Kosova Sot Online)