Lindje si kjo ndodhin njëherë në 80 mijë raste

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 10:06
 Lindje si kjo ndodhin njëherë në 80 mijë raste

Çfarë është “qesja amniotike” ?

Qesja amniotike është një flluskë e errët që mbulon të gjitha foshnjat në bark të nënës menjëherë pas konceptimit.

Sapo foshnja fillon të rritet, ajo mbushet me lëng, duke përfshirë edhe urinën e tij. Normalisht, gjatë një lindjeje, foshnja e çan këtë qese duke dalë jashtë bashkë me lëngun amniotik.

Por ndonjëherë qesja mund të qëndrojë mbërthyer rreth trupit të foshnjës, sipas Dr Amos Grunebaum, një obstetër dhe gjinekolog, i cili boton në një faqe interneti mbi lindjen dhe kujdesin e foshnjave. Ajo për shembull mund të qëndrojë e mbërthyer rreth kokës së foshnjës, duke e bërë atë të duket sikur ka të veshur një kaskë prej xhami.

Këto lindje me qesen e lëngut amniotik në kokë nuk janë shumë të rralla, por si ky rast që i tërë foshnja të ndodhet brenda qeses amniotike, ndodh në më pak se një në 80.000 lindje.

Shiko videon e plotë KËTU

(Kosova Sot Online)