Lexoni edhe:
Ivica Daçiq: Paralajmërimet e Kurtit janë qesharake, do që ta vendos dialogun në plan të dytë
Një qytetar nga Lipjani ka raportuar në polici se gjatë ditës së djeshme është sulmuar nga persona të panjohur, më pas i është vjedhur një zinxhirë nga qafa dhe dy telefona.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për persona të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Lipjan, 13.06.2021-04:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, dhe i kanë marrë një zingjir nga qafa dhe dy telefona. Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
(Kosova Sot Online)