Zemaj: Shpresoj që Qeveria t’i kthehet punës pas 100 ditësh

  • S.A /
  • 14 qershor 2021 - 13:08
Zemaj: Shpresoj që Qeveria t’i kthehet punës pas 100 ditësh

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancë për të diskutuar për gjendjen e ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19. Me këtë rast, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka thënë Qeverisë Kurti se shpreson që pas 100 ditëve t’i kthehet punës.Ai ka thënë se rikuperimi pas pandemisë mund të ndodh vetëm me veprime konkrete.

“Rikuperimi nuk mund të ndodh pa veprime konkrete. Po shpresoj që pas 100 dhiteshit do t’i ktheheni punëve. Ju nuk po na tregoni sa biznese do të hapen e sa do të mbyllen dhe këto janë ato që i presim na”, ka deklaruar ai. Përndryshe, deputetë të LDK’së kanë deklaruar në seancën e sotme se meritat për uljen e rasteve të infektuara me COVID-19 janë të ish-qeverisë Hoti.

(Kosova Sot Online )