Mjekiqi tregon se çfarë mund të bëjnë hoxhallarët në uljen e numrit të aksidenteve

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 18:10
Mjekiqi tregon se çfarë mund të bëjnë hoxhallarët në uljen e numrit të aksidenteve

Behar Mjekiqi, kryetar i Këshillit të BIK-ut në Obiliq,  ka folur për ndihmën që policia ka kërkuar nga BIK për zvogëlimin e aksidenteve në trafik.

Ai ka thënë se njerëzit sot frikësohen sepse po humbim jetëra të njerëzve, prandaj BIK është mundur që të sensibilozojë me popullin për aksidentet që po ndodhin në trafik.

“Gjendje frike për shkak se shumë frikësohen për evladët e tyre, gruan e vëllëzërit. Po ndodhin gjëra të cuditshme dhe po humbin jetëra të njerëzve, BIK është mundu që te populli të bëjmë një sensibilizim me qytetarët. Sepse Zoti e ka gradu njeriun dhe e ka gradu, bijtë e Ademit thotë Zoti i kemi nderu. Këtë krijesë, Zoti nuk lejon që robi i tij me shkatërru. Zoti thotë këtë njeri me mbyt sikur me mbytë gjithë njerëzimin, por nëse e nderon e nderon gjithë njerëzimin. Njeriun nëse e vran me qëllim do ta shohexh xhehnemin. Zoti thotë e kemi kriju njeriun në fizionominë më të bukur, atëherë mos ja prek Zotin krijesën”, tha Mjekiqi.

I pyetur se çfarë ndihme mund të ofrojnë hoxhollarët, ai u përgjigj: “Gjithë njerëzit në përgjithësi mund të kontribuojnë në këtë temë, hoxhollarët e kanë një pjesë të njerëzve që shkojnë në xhami dhe ato i frekuentojnë shumë njerëz dhe me anë të kësaj ligjerate, në të gjitha xhamitë ka qenë e obliguar tema për ruajtjen e njeriut, mosngasjen në shpejtësi…Ligjerata ka qenë e bazuar në ajetet e Kuranit që thotë mos e mbytni njeriun e juaj. Besimtari duhet të jetë i ruajtur, nga dora dhe gjuha, dhe me dorë ti po e nget makinën”, u shpreh Mjekiqi.

Tutje ai tha se “Zoti e ka lënë të lirë njeriun nuk e ka bë rrobot, ja ka jep mendjen dhe dijen. Atëherë ti zgjedh, kujdes se në dorën tënde është e mira dhe e keqja”.

Më pas, ai tha se Hoxha vazhdon të respektohet edhe sot dhe ka një autoritet që vetë populli ia ka dhuruar.

“Hoxha respektohet shumë edhe sot….Hoxha nuk është polic i kohës së kaluar….Hoxha e ka një autoritet të cilin populli vetë ia ka dhuru”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)