Pasi kundërshtoi shkarkimin e Valdete Dakës, përkrahësi i VV’së i çon mesazh Miftarajt

  • A.P /
  • 14 June 2021 - 23:54
Pasi kundërshtoi shkarkimin e Valdete Dakës, përkrahësi i VV’së i çon mesazh Miftarajt

Një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazhe akuzuese në adresën e Ehat Miftarajt të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), njëra në mesin e organizatave që kundërshtuan vendimin për shkarkimin e kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës.

Akuzat që ia ka bërë Miftarajt simpatizanti i VV’së përfshijnë përafrimin e tij me rrjete kriminale, teksa e ka cilësuar fitoren e zgjedhjeve parlamentare të subjektit që përkrahësi përkrah si formë dënimi.

Miftaraj, përmes ‘Facebook’-ut, ka shpërndarë mesazhet akuzuese që ka marrë nga përkrahësi i VV’së në ‘Facebook’, derisa ka thënë se “soji i këtij mendon se jetojmë në komunizëm”.

“Edhe ky ka te drejte vote! Mesazhe te ketij lloji jane perditshmeri. Soji i ketille mendon se jetojme ne komunizem dhe çdo mendim qe nuk i shkon pershtati perfundon me kete fjalor”, thuhet në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)