Lexoni edhe:
Zjarrfikësit e Zagrebit bëhen përsëri hit në internet
Një burrë kanadez që akuzohet për goditje të qëllimshme të pesë anëtarëve të një familjeje myslimane me veturë, me ç’rast katër prej tyre mbetën të vdekur, tani përballet edhe me akuzën për terrorizëm, përpos akuzave për vrasje të shkallës së parë dhe tentim-vrasje.
Nathaniel Veltman, 20 vjeç, u arrestua pak kohë pas sulmit të 6 qershorit në një parking veturash në Ontario. Policia ka thënë se sulmuesi kishte të veshur rroba anti-plumb dhe kishte helmet në kokë në kohën e kryerjes së veprës.
Zjarrfikësit e Zagrebit bëhen përsëri hit në internet Lexoni edhe:
Autoritetet kanadeze e kanë ndaluar publikimin e hollësive nga seancat. Sidoqoftë, Vletman u paraqit në një seancë virtuale nga burgu të hënën, ndonëse ende nuk ka marrë avokat, shkruan Reuters.
Megjithatë, prokurorët rajonalë dhe federalë e kanë dhënë pëlqimin e tyre për nisjen e procedurave për akuzën për terrorizëm kundër të pandehurit, duke pretenduar se vrasja e Salman Afzaal, bashkëshortes së tij, nënës së tij dhe vajzës së tij dhe tentimi për vrasjen e djalit të tij përbën aktivitet terrorist, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.
Viktimat e sulmit me veturë
I mbijetuari i vetëm i sulmit, një djalë 9 vjeç, u lirua të hënën nga spitali. Zëvendëskryeministrja e Kanadasë, Chrystia Freeland reagoi ndaj akuzave të reja, duke thënë: “Është vërtet e rëndësishme për ne që ta emërtojmë si akt terrorist dhe është me rëndësi për ne që ta identifikojmë rrezikun e tmerrshëm që supremacia e bardhë paraqet ndaj Kanadasë dhe kanadezëve.”
Pesë anëtarët e familjes Afzaal kishin dalë për një ecje në mbrëmje afër shtëpisë së tyre, kur u goditën nga vetura e të dyshuarit përderisa po ecnin nëpër trotuar.
Ky ishte sulmi më i rëndë kundër myslimanëve kanadezë që nga viti 2017, kur një burrë kishte vrarë gjashtë anëtarë të xhamisë së qytetit në Quebec.
(Kosova Sot Online)