Lexoni edhe:
Borell dhe Lajçak takojnë Kurtin dhe Bislimin
Shtëpia e Bardhë e ka lëshuar një deklaratë për samitin e sotëm SHBA-BE që mbahet në Bruksel, ku përmendet edhe Ballkani Perëndimor, si temë me prioritet që do të diskutohet gjatë këtij samiti.
Udhëheqësit e samitit, sipas Shtëpisë së Bardhë do ta shprehin angazhimin e tyre të përbashkët për politikë të korrdinuar në disa vende, përfshirë Ballkanin Perëndimor.
Borell dhe Lajçak takojnë Kurtin dhe Bislimin Lexoni edhe:
“Udhëheqësit do të angazhohen për ta mbështetur demokracinë, për ta mbështetur transparencën, për ta luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të fillojnë dialogjet SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”, thuhet në deklaratë.
Po sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen për herë të parë. Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, dje në një përgjigje për express ka thënë se nuk ka ndonjë lidhje ndërmjet raundit të ri të dialogut dhe samitit BE-SHBA.
“Nuk ka ndonjë lidhje midis datave të raundit tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë dhe samitit BE-SHBA. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do ta kryesojë dialogun në mëngjes dhe do të marrë pjesë në samitin BE-SHBA pasdite”, tha Stano.
Borrell mund t’i raportojë Bidenit për zhvillimet në takimin Kurti-Vuçiq. Por zyrtarisht, BE-ja nuk e ka specifikuar këtë, por ka konfirmuar se në samitin me SHBA-në do të diskutohen disa tema.
“Çështje të rëndësishme të punëve të jashtme me interes të përbashkët dhe shqetësim për BE-në dhe SHBA-në do të jenë temat në diskutimet gjatë samitit”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
(Kosova Sot Online)