Petar Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 11:09
Petar Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq në një prononcim për Tv Pink nga Brukseli ka bërë të ditur se kryediplomati evropian Josep Borell i ka thënë në Vuçiqit në takimin që ka pasur sot se do ta informojë presidentin e ShBA-së, Joe Biden lidhur me takimin tre palësh që do ta zhvillojë me Kurtin dhe Vuçiqin.

Petkoviq i cili është pjesë e delegacionit serb në krye me presidentin Vuçiq ka thënë koordinimi BE-SHBA e komplikon pozicionin e Beogradit.

“Pas takimit bilateral që delegacioni i Serbisë ka pasur me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, ky i fundit i ka thënë presidentit Vuçiq se do ta informojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden për takimin trepalësh që do të zhvillohet”, ka thënë Petkoviq.

Ndryshe, takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq është duke u zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së.

(Kosova Sot Online)