Ish-ministri: Biden, Kurti dhe Vuçiq në Bruksel në të njëjtën ditë, çfarë simbolike

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 11:38
 Ish-ministri: Biden, Kurti dhe Vuçiq në Bruksel në të njëjtën ditë, çfarë simbolike

Ish-ministri i i Integrimeve Evropiane në Qeverinë Kurti 1, Blerim Reka, ka shkruar rreth takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po mbahet në Bruksel.

Ai ka shkruar për simbolikën që po rastis që Kurti e Vuçiq të takohet në të njëjtën ditë ku në kryeqendrën evropiane do të jetë edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Brukseli sot: BE-së i bëhet një vizitë nga Biden, Kurti dhe Vuçiq. Të gjitha në të njëjtën ditë. Çfarë simbolike!”, ka shkruar Reka.

Para disa minutash në Bruksel ka nisur takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë e ka lëshuar një deklaratë për samitin e sotëm SHBA-BE që mbahet në Bruksel, ku përmendet edhe Ballkani Perëndimor, si temë me prioritet që do të diskutohet gjatë këtij samiti.

Udhëheqësit e samitit, sipas Shtëpisë së Bardhë do ta shprehin angazhimin e tyre të përbashkët për politikë të korrdinuar në disa vende, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)