Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 12:59
Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Ajo e ka falënderuar atë për punën dhe angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta.

“Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj”, thuhet në një njoftim nga presidenca.

(Kosova Sot Online)