Pamje nga vendngjarja, shtylla e tensionit të lartë u këput në mes, dy elektricistët humbën jetën në vend

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 13:52
Pamje nga vendngjarja, shtylla e tensionit të lartë u këput në mes, dy elektricistët humbën jetën në vend

Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë paradite në Roskovec, ku dy elektricistë humbën tragjikisht jetën, teksa ranë nga shtylla elektrike e tensionit të lartë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, por trupat e pajetë të elektricistëve Gjergji Duka dhe Bashkiam Saliasi vijojnë të jenë në vendngjarje.

Në pamjet nga vendngjarja, duket se shtylla e tensionit të lartë është këputur, në momentin që dy elektricistët kanë qenë duke punuar në të, duke iu marrë atyre jetën menjëherë.

Ata po punonin prej ditësh në këtë zonë për largimin e shtyllave, që kishin dalë jashtë funksionit.

(Kosova Sot Online)