Ka kaluar “muaji i mjaltit”, Qeveria të fillon seriozisht punën e saj

Ka kaluar “muaji i mjaltit”, Qeveria të fillon seriozisht punën e saj

Gani Qarri

  • 15 June 2021 - 13:33

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Ministritë e veçanta dhe vet Qeveria e re, duhet ndezur më shpejtë motorët dhe aktivizuar më seriozisht  sidomos ministritë e  linjave më të ngarkuara me procesin ligjvënës, për të mos dështuar në bilancin përfundimtar, ngase në këtë mandat qeverisës e gjithë barra e përgjegjësisë bie mbi vet pozitën aktuale, e cila e ka shumicën absolute në Kuvend, ndërsa opozita do të jetë vetëm kujdestare e vëzhgimit dhe vlerësimit, mjerisht jo gjithmonë vetëm kritik, por shkas e pa shkas dhe pothuajse çdo herë, me qasjet më negative, vetëm për çështje elektorale, sidomos tani kur edhe data e hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale, po afrohet me të shpejtë dhe nuk është më edhe aq larg.  

Legjislativi i ri i Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që qytetari ta di se për kënd voton dhe kush përfaqëson interesat e tij, në organet komunale e shtetërore, si dhe legjislativin e vendit, përfundimisht duhet ta organizojë ngritjen e një grupi të veçantë të ekspertëve, në të cilin mund të ketë edhe përfaqësues ndërkombëtarë me eksperiencë nga vendet mike të Kosovës, për një reformë të mirëfilltë zgjedhore, e cila do të mundësonte propozimin e kandidatëve nga vet baza dhe jo imponimin e tyre nga partia, në mënyrë që përfundimisht edhe elektorati i Kosovës, të ketë përfaqësim të drejtpërdrejtë në të gjitha instancat, që nga niveli lokal e deri te ai legjislativ dhe shtetëror i Republikës së Kosovës.

Përndryshe individë të caktuar nga opozita e degjeneruar që në fakt do duhej të ishin në burg dhe jo pjesë e legjislativit të ri, për bëmat e tyre korruptive e kriminale, jo vetëm që kanë filluar ta bezdisin pa masë, gjithë opinionin e vendit, me sjelljet e tyre arrogante e agresive, duke bërë kot, shumë zhurmë për asgjë, por ata po insistojnë që ti imponojnë edhe me forcë rregullat e parlamentarizmit sipas kutit të tyre inkriminues e diletant, nga të cilët, fatkeqësisht për herë të parë, në vitet e pas luftës, Kuvendi i Kosovës po rrezikon të shndërrohet, nga legjislativi i vendit, në një fushëbetejë diletante, për propagandë elektorale dhe lojëra meskine politike njëjte si në të kaluarën ku imponoheshin edhe asociacione kundër kushtetuese një etnikë serbe dhe vet Gjykata Speciale.  

Për aq më tepër, shkaku i opozitës së papërgjegjshme e të tmerruar nga dështimi në zgjedhjet e 14 shkurtit, prej të cilave, partive të dështuara opozitare, u ka hyrë frika në palcë se zgjedhjet lokale në tetor, mund ti humbin edhe më keq se ato nacionale, ato jo vetëm se kanë harruar misionin dhe obligimin ligjor që kanë, por anashkalojnë edhe vendimmarrjen e përcaktuar sipas Kushtetutës, për miratimin e ligjeve që sponsorizohen nga Qeveria për votim në Kuvend.  Madje edhe diskutimet në parlament nga opozita e degjeneruar, jo rrallë, kthehen në konflikt të hapur të interesit, ndaj Kosova ka nevojë të madhe për reformë të mirëfilltë dhe të vërtetë zgjedhore, që garanton zgjedhje jo vetëm të lira, por edhe të drejtpërdrejta e të ndershme, me kandidat të propozuar nga vet baza dhe jo të imponohen të deleguarit e partive, të cilët mund të mos jenë fare nga vendi ku votohet, reformë për të cilën, aktualisht ka shumë nevojë Kosova dhe gjithë votuesit e saj.  

E vetmja gjë, që mund të konsiderohet si akt i mirëseardhur në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ishte fakti se kryeministri Kurti ua ka rikujtuar edhe ministrave të kabinetit të tij, që të punojnë më intensivisht në raportin e punës për 100 ditët e para, pasi që sa i takon anës legjislative, në Kuvend nuk ka kaluar ende asnjë ligj i këtij mandati të ri qeverisës, megjithëse në këtë fushë, pavarësisht deponimit të opozitës, Qeveria Kurti i ka votat e mjaftueshme për votimin e të gjitha ligjeve dhe vendimeve, me përjashtim të marrëveshjeve ndërkombëtare për të cilat kërkohen dy të tretat e deputetëve, ose ndonjë ligj specifik që kërkon votën e dyfishtë në Kuvend!   

Ministritë e veçanta dhe vet Qeveria e re, duhet ndezur më shpejtë motorët dhe aktivizuar më seriozisht  sidomos ministritë e linjave më të ngarkuara me procesin ligjvënës, për të mos dështuar në bilancin përfundimtar, ngase në këtë mandat qeverisës e gjithë barra e përgjegjësisë bie mbi vet pozitën aktuale, e cila e ka shumicën absolute në Kuvend, ndërsa opozita do të jetë vetëm kujdestare e vëzhgimit dhe vlerësimit, mjerisht jo gjithmonë vetëm kritik, por shkas e pa shkas dhe pothuajse çdo herë, me qasjet më negative, vetëm për çështje elektorale, sidomos tani kur edhe data e hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale, po afrohet me të shpejtë dhe nuk është më edhe aq larg.

 Kështu që me këtë rast, nuk duhet harruar fakti se disa ministri mundë të kenë edhe sabotim të qëllimshëm nga “kolona e pestë” brenda legjislativit të vendit, nga tabori i degjeneruar opozitar, për ta vazhduar avazin e vjetër, gjë që ndodhë veçanërisht në rastet kur edhe vet institucionet nuk kanë vullnet dhe guxim të mjaftueshëm, për ta zbatuar ligjin, ose thënë më shkurt e shqip, i pengon edhe dembelia dhe mos serioziteti në punë, që ti përmbushin obligimet e veta ligjore, detyrat dhe përgjegjësitë për çka edhe paguhen dhe harrojnë faktin se vetëm agjenda legjislative për vitin 2021 është e barabartë me 192 ligje të cilat, presin të trajtohen në afat të paraparë dhe miratohen me kohë, në Kuvend, puna të merret seriozisht sepse “muaji i mjaltit” a kaluar.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".