Ja kush është kryeministri që tërhoqi sërish vëmëndjen me çorapet e tij

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 14:31
Ja kush është kryeministri që tërhoqi sërish vëmëndjen me çorapet e tij

Ditën e djeshme filloi Samiti i Liderëve të NATO-s i cili ndiqet nga afër nga e gjitha bota.

Selia e NATO-s në Bruksel, priti krerët e 30 vendeve aleate  të cilët kanë një axhend të ngjeshur.

Por kryeministri kanadez Justin Trudeau ishte i pari që tërhoqi vëmëndjen në samit, me çorapet e tij shumëngjyrëshe që mbante veshur.

Çorapet e Trudeau kanë qënë shpeshherë në qendër të vëmëndjes.

Kujtojmë që çorapet e tij me rosa në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur në Davos në vitet e kaluara, ishin në qendër të vëmëndjes në shtypin botëror për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot Online)