Në Suharekë vdes një foshnjë

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 09:28
Në Suharekë vdes një foshnjë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Duhël të Suharekës. Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente atje.

Me vendim të prokurorit, trupit i pajetë është dërguar për obduksion.

“Fsh. Duhël, Suharekë 15.06.2021 – 08:30. Raportohet se nga familjaret ne Qendrën Emergjente ne Suharekë është sjellë  një foshnjë  mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)