Propozohet ndryshimi i ligjit në lidhje me dëbimin e të huajve që kryejnë krime në Zvicër

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 12:21
 Propozohet ndryshimi i ligjit në lidhje me dëbimin e të huajve që kryejnë krime në Zvicër

Këshilli Kombëtar ka miratuar gjerësisht një mocion që propozon disa ndryshime në ligjin penal në lidhje me dëbimin e të huajve që kryejnë krime në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Mocioni propozon tri opsione:

Së pari, Zyra e Prokurorit Publik duhet të autorizohet të urdhërojë dëbimin në raste të vogla. Sot, vetëm një gjykatë mund ta marrë këtë vendim.

Së dyti, të pandehurit e huaj pa leje qëndrimi ose që hyjnë në Zvicër vetëm me qëllim të kryerjes së një krimi, nuk duhet të kenë më të drejtë në mbrojtje.

Së fundmi, lista e veprave duhet të rishikohet për të përjashtuar ato të vogla; kjo përfshin kundërvajtje që çojnë në dëbim të detyrueshëm, veçanërisht kur ato janë kryer nga të rinj të huaj që janë rritur në Zvicër.

(Kosova Sot Online)