Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, publikohen pamjet

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 12:42
 Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, publikohen pamjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Më saktësisht aksidenti ka ndodhur në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, përveç dëmeve materiale të cilat shihen në fotografi akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Siç shihet dhe nga fotografitë një kamion është dëmtuar shumë, duke tejkaluar kështu edhe korsinë në të cilin po ngiste, raporton Indeksonline.

Për informacione zyrtare lidhur me këtë aksident, media ka telefonuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë thënë se do të përgjigjen pas pak.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, gjithashtu ka rritur bashkëpunimin me qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve në trafik. Po ashtu trafiku po kontrollohet edhe me dronë.

(Kosova Sot Online)