32 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 12:56
 32 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 32 prej tyre me COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, 18 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Ndërsa, vetëm në Klinikën Infektive janë të shtrirë 18 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Në ShSKUK po trajtohen 93 pacientë  të konfirmuar me COVID-19

Në bazë të raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 93 pacientë, prej tyre 32 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 60 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 59 pacientë,

18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

18 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 18 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë  34 pacientë

14 të konfirmuar pozitivë

15 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 15 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë,  2  pacientë

(Kosova Sot Online)