Opozita bojkoton ftesën e kryetarit të ri të KQZ-së

  • G.G /
  • 16 June 2021 - 13:42
Opozita bojkoton ftesën e kryetarit të ri të KQZ-së

Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

Këtë takim e kanë bojkotuar përfaqësuesit e partive opozitare – PDK, LDK dhe AAK.

Në takimin e thirrur nga Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

(Kosova Sot Online)