Gjeneva e fortifikuar, pamje jashtë vilës ku po zhvillohet takimi Biden-Putin

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 14:24
 Gjeneva e fortifikuar, pamje jashtë vilës ku po zhvillohet takimi Biden-Putin

Qyteti i Gjenevës në Zvicër që është nikoqir i Samitit Biden-Putin, është shndërruar në një qytet të fortifikuar.

Pamjet nga Gjeneva tregojnë për forca të shumta ushtarake dhe policore duke patrolluar qytetin ku po zhvillohet takimi mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Biden është i shoqëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndërsa Putin nga minitri i Jashtëm Lavrov.

Pritet që Bideni dhe Putini  të zhvillojnë diskutime që mund të zgjasin deri në pesë orë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për shumë tema, përfshirë stabilitetin e armëve bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sulmet kibernetike.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë po qëndron në Zvicër pasi fillimisht e vizitoi Britaninë e Madhe, ku mori pjesë në punimet e samitit të Grupit G7, ndërsa më pas e vizitoi Brukselin për t’u takuar me liderët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)