Njëri me grushte e tjetri me granatë në dorë, sherri përfundon me plagosjen e disa personave

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 15:43
Njëri me grushte e tjetri me granatë në dorë, sherri përfundon me plagosjen e disa personave

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një incidenti që ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Ukrainë, ku si pasojë mbetën të lënduar disa persona.

Në video shihet që sherri fillimisht nis mes dy personave, para një marketi në qytetin Harkiv.

Në një moment njëri prej tyre e godet dy herë në fytyrë tjetrin dhe kjo e nxiti të nxirrte granatën nga xhepi dhe ta hidhte në rrugë.

Në video gjithashtu shihen një grup personash të cilët shikojnë sherrin, përfshirë personin që po e filmon ngjarjen.

Në momentin kur granata shpërthen aktivizon alarmet e makinave që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i kësaj janë lënduar pesë persona, ndërsa personi që e hodhi granatën është arrestuar dhe sipas ligjeve në fuqi që janë në Ukrainë, ai mund të dënohet nga 10 deri në 15 vite burgim.

(Kosova Sot Online)