Vetura godet një vajzë në Prishtinë

  • A.P /
  • 16 June 2021 - 18:34
Vetura godet një vajzë në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës”, deklaroi ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)